Bernardi trondit me deklaratën e fortë: Tre djem brenda BBVA janë gay, ja cilët janë
Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 4”, Bernardi, ka shkaktuar debat të madh pas deklaratave të tij në emisionin “Fan Club”.
Pas daljes nga shtëpia, ai ka aluduar se tre prej djemve që ndodhen ende në garë kanë orientim homoseksual, por sipas tij, ata nuk kanë guximin ta pranojnë publikisht.
“Unë kam bërë atë që tre djem të shtëpisë nuk kanë guxim ta bëjnë,” deklaroi Bernardi, duke ngjallur kuriozitet në panel.
Kur u pyet për emrat, ai përmendi: Klajdi, Jozi dhe Laerti.
I pyetur drejtpërdrejt nëse po pretendon që ata janë homoseksualë, Bernardi mohoi ta thoshte hapur, por shtoi: Nuk po them këtë, por them që kanë disa pikëpyetje në orientimin e tyre.