Berishës i ikën nga lista e hapur Eleina Qirici

Kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Eleina Qirici, ka dhënë dorëheqjen nga gara e zgjedhjeve parlamentare.

Një gjë e tillë është pranuar nga drejtuesi politik i qarkut të Korçës të PD, Ivi Kaso, i cili tha se ish-deputetja nuk do të jetë pjesë e garës së zgjedhjeve të 11 majit.

Gjithashtu, Kaso ka bërë me dije se pjesë e listës nuk do të jetë as përfaqësuesi i minoritetit maqedonas, Ernest Koce, i cili është zëvendësuar tashmë me korçarin Fidel Kreka.

Ky i fundit, në primare, mori 303 vota, duke u shpallur kandidati më i votuar në qytetin e Korçës.