Berisha: Zgjedhjet e 11 majit janë të grabitura, do të dërgojmë faktet në Europë dhe SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët në selinë blu, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit janë të grabitura nga kryeministri Edi Rama.

Ai theksoi se PD ka mbledhur prova të mjaftueshme për të informuar kancelaritë e Europës, si dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA-së për manipulimet dhe shkeljet që kanë ndodhur.

Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. E kemi parë dhe në 2001 këtë ne, këto urime. Përveç që kanë dhe interesa për burgje. Do ketë dialog të opozitës me kancelaritë e tjera. Nuk kalohet duke shkelur votën e shqiptarëve. Të gjithë deklaratat janë paraprake. Ne jemi opozitë që kemi faktuar, we change the world.

Ne kemi bërë dhe e kemi tani më të mundur se kemi shumë më tepër fakte. Në Kongres, senat, në parlamentin europian, në Këshillin e Europës. Në asamblenë e PPE, në ODIHR. Pranë qeverive të vendeve të lira. E drejta e këtij populli do të mbrohet për votën e lirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)