Berisha: Zbulimet tronditëse për aferën Rama-McGonigal e bëjnë emergjente ngritjen e komisionit hetimor

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me Mcgonigal.

Berisha tha se zbulimet tronditëse për aferën Rama-McGonigal e bëjnë emergjente ngritjen e komisionit hetimor.

Tek po lexoj këtë fjalë para jush, më vijnë lajme se gjykata në Nju Jork ka bërë zbulime tronditëse për veprimtarinë e McGonigal, lidhjet e tij me Edi Ramën.
Është vendosur që gjykata të konfiskojë të gjitha pasuritë e McGonigal kudo që ndodhen.
Themi se është jetike komisioni hetimor parlamentar për të zbuluar pasuritë e McGonigal në Shqipëri, të cilat i vendosi me Ramën, Duçkën dhe Nezën.
Afera McGonigal do e ndjekë Ramën deri në ditën e fundit të ekzistencës së tij.
McGonigal ishte një tradhtar i vendit të tij. Në këtë kontekst, një hije e zezë bie mbi të gjithë ju, jo se ju keni afera personale me McGonigal, por se njeriu që ju mbështesni është korruptori dhe skllavi i tij.
Drejtësia amerikane çdo ditë po gjen dhe zbulon fakte të reja. Ne këto do ngremë komision hetimor parlamentar për të zbuluar fakte të reja, me të cilat Edi Rama del fund e krye i inkriminuar.
A mund të imagjinoni ju që Duçka, këshilltari privat i Rramës, të vërë gjoba, të denoncohet dhe të mos lëvizë drejtësia e kontrolluar shqiptare as edhe një gjë më të vogël.
Jeni të zhytur në shkallën më të thellë në këtë aferë.
Ndaj është emergjente ngritja e komisionit për të hetuar aferën Rama-McGonigal.