Berisha: Unë nuk rikthehem për pushtet, para apo luks…
Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur në emisionin “Opinion” pyetjes “pse duhet votuar ai” në zgjedhjet e 11 majit.
Kryedemokrati tha se nuk rikthehet se ka ambicie për pasuri, pushtet apo luks.
Po ashtu, ai theksoi se rikthimi i tij erdhi edhe si pasojë e vendosjes “non grata” nga SHBA, sanksionim që sipas tij, e bëri që të rikthehet për të mbrojtur opozitën.
“Absolutisht jo për ambicient etj, për pushtet, para, luks sepse unë more të nderuar më datë 26 Qershor 2013 i kam thënë Mirupafshim dhe kam dalë anash, jo me ndonjë keqardhje të madhe.
Kam kaluar 40 e ca vite diktaturë dhe njerëzit si udhëheqës në kohë të gjatë nuk duhet të ketë! Kështu që unë, edhe Fatos Nano dha dorëheqjen. Rikthimi, jo nuk i ishte i imi, Ishte një imponim, në të cilin kishte motive kombëtare dhe inidvidyale. Unë në një moment të caktuar pa asnjë lloj baze shpallem non-grata sepse loboi Rama me Sorosin. Lobuan, unë s’lobova ndonjëherë. Ky ishte lëndim shumë i rëndë i dinjitetit tim, por jo vetëm imi. Unë isha ish-Presdient, ish-kryeministër, me të gjitha pozitivet dhe negativet isha njeriu që ky popull kishte votuar. Kur më 9 Shtator u kërkua që Berisha të mos hyjë në Parlament…Ajo pastaj nuk ishte më e Sali Berishës, Berisha po mbronte opozitën.
“Në një epruvetë artificiale mund t’i shtrojmë kështu gjërat, por në këtë situatë s’shtrohet dot kështu. Nuk është betejë e fituar përfundimisht. Le të marrim këto muaj. Do të zhvillohen zgjedhje në një vend që ka të arrestuar apo në procese penale liderë të 3 partive opozitare”, tha ai.