Berisha tur me agjendë të ngjeshur në Strasburg, ja kë do takojë lideri i opozitës
Kryetari i PD, Sali Berisha, do të zhvillojë të hënen e 7 prillit, një vizitë zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.
I shoqëruar nga deputetja Albana Vokshi, anëtare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës, deputeti Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së dhe Enri Ceno, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, lideri i opozitës do të zhvillojë takime të shumta.
Gjatë këtyre takimeve, Berisha do të prezantojë para drejtuesve të Asamblesë Parlamente të Këshillit të Europës, situatën ku ndodhet vendi ynë dhe se si kryeministri Edi Rama po i përdor burimet e shumta shtetërore për fushatën elektorale dhe manipulime, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
Berisha do të prezantojë edhe programin e koalicionit opozitar, Paketën e Dhembshurisë, “Made in Albania”, lehtësimin nga taksat të ciulat do të mundësojnë një shqiëpri me ekonomi dhe zhvillim të qëndrushem dhe jo një farbrikë të rpodhimit të emigrantëve dhe një problem për Europnë me narkotrafikun dhe pastrimin e parave.
Gjithashtu Berisha dhe delegacioni shqiptar do të prezantojnë para europarlamentarëve se si, Edi Rama dhe pushteti e kanë përdorur drejtësinë për të përndjekur politikisht opozitën dhe liderët e saj, me arrestime dhe procese gjyqësore.
Bashkëlidhur agjenda e takimeve në Strasburg:
10.00: Prezantimi në Grupin e EPP
11.30: Takim me Dora Bakoyanis, Kredu i Delegacionit grek në PACE
12.30 Drekë me Szolt Nemeth, Kreu i Grupit ECPA
13.45: Takim me z. Theodoros Rousopulos, President i PACE
15.00 Takim Bilateral me Grupin Italian
16.00: Takim Bilateral me Grupin Suedez
17.00: Takim me zvPresidentin e CPT, znj. Gunda Wössner dhe z. Julien Attuil-Kayser, kryetari i CPTs Transversal Division
18.00: Prezantim në Grupin e ECPA