Berisha thirrje numëruesve: Mos u dorëzoni përballë presioneve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje që numëruesit e votave të mos dorëzohen përballë kërcënimeve.
Berisha foli për një proces të guximshëm të qytetarëve, që sipas tij kapërcyen mbi konglomeratët e oligarkëve dhe bandave kriminale.
“Falenderim për ata që e kthyen këtë ditë në ditë të historisë. Ata votuan në QV në kushtet më të jashtëzakonshme. U ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, në mënyrën më të civilizuar, me guxim, me vendosmëri. Ata kapërcyen mbi konglomeratin, i oligarkëve të shpifur dhe bandave kriminale. Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike. Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër procesit, por një pjesëmarrje ndër më të denjat për qytetarët në të katër anët e vendit. Unë kam vlerësimin më të lartë mirënjohjen më të pakufijshme të të gjithë atyre të rinjve jo vetëm, që qëndruan në krye të përgjegjësisë në komisionet e votimit’.