Berisha tha se Shqipëria s’plotëson kriteret për në BE, Rama reagon dhe e ironizon me bufin! Ja çfarë shkruan
Berisha: Shqipëria s’plotëson kriteret për BE, Rama reagon me ironi dhe e krahason me bufin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili në një intervistë për median greke “Liberal” tha se Shqipëria nuk e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Europian, pasi sipas tij, nuk plotëson kriteret.
Në përgjigje, Rama ka postuar lajmin, duke zëvendësuar emrin e Berishës me një buf, një term që kryeministri e ka përdorur më parë për ta ironizuar ish-kryeministrin.
Në intervistën e tij, Berisha e akuzoi Ramën për korrupsion dhe për përkeqësimin e marrëdhënieve me Greqinë, duke përmendur çështjen e Fredi Belerit dhe pretendimet për përvetësimin e kanionit të Gjipesë.
Ky është një tjetër përplasje mes dy liderëve politikë, që vijojnë të shkëmbejnë akuza dhe ironi në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.