Berisha sot në SPAK, pritet vendimi final për çështjen “Partizani”
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet sot në orën 12:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK do t’i komunikojë ish-kryeministrit se cili është vendimi përfundimtar që ka marrë në lidhje me çështjen e privatizimit te ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Po ashtu prokurorët e SPAK i kanë dërguar fletëthirrje edhe Jamambër Malltezit dhe Fatmir Bektashit për t’u paraqitur në prokurori.Ende nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat zyrtare për të cilat Berisha mund të merret i pandehur nga ana e SPAK. Kreu i opozitës ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që nga data 30 dhjetor e vitit të kaluar. Ndërkohë ka zhvilluar disa beteja me drejtësinë për të fituar lirinë, por kërkesat e tij janë rrëzuar nga ana e gjykatave.
Në 20 tetor të vitit 2023 Gjykata e Posaçme e përfaqësuar nga gjyqtarja Irena Gjoka firmosi 3 udhërarreste, në mungesë masë sigurimi “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte” për Berishën dhe Bektashin dhe “arrest në burg” për Malltezin. Më pas ky i fundit u lirua nga Gjykata e Apelit e cila e dërgoi në “arrest në shtëpi”.
Ndërsa për Berishën duke qenë se nuk u paraqit për të firmosur të hënë e parë dhe të 3 të çdo muaji, SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për heqjen e imuniteti të Berishës dhe kërkoi nga gjykata ndryshim të masës së sigurimit. Togat e zeza vendosën më 30 dhjetor 2024 që Berisha të hetohet nën masën e sigurimti “arrest në shtëpi”.