Berisha sfidon KQZ-në, kryedemokrati pritet të zyrtarizojë levizjen e radhës

KQZ nuk e regjistroi si parti për zgjedhjet lokale të 14 majit Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Por kryedemokrati duket se e ka gjetur rrugën për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit dhe si formulë duket të jetë ajo e 6 marsit të një viti më parë.

Mësohet se ditën e sotme do të dorëzohet në KQZ koalicioni i opozitës, ku do të marrin pjesë partitë, PL, PBDNj, PDK, ndërsa ka bisedime të hapura me Ballin Kombëtar Demokrat.

Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën. Por unë një gjë u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje. Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës. Të mbështesësh një njeri, që nxin me emrin e tij, sot kudo në botë, zgjedh të nxish veten tënde. Një njeri që do ketë fatin e McGonigal.– tha Berisha.