Berisha rikonfirmon aleancën me “Feniksin“ Meta: U ngritëm nga hiri dhe jemi më të fortë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë festimeve të 33-vjetorit të Partisë Dmokratike në degën e Elbasanit ishte i shoqëruar nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Gjatë fjalës përshëndetëse ne prani te simpatizantëve demokrat Berisha rikonfirmoi edhe njëherë aleancën me Ilir Metën, duke shuar cdo aludim ne lidhje me zgjedhjet lokale që mbahen me 14 maj 2023.

Kryedemokrati u ndal shkurtimisht në rrugëtimin e PD, ndërsa tha se viti që lamë pas ka qenë ndoshta një nga periudhat më të vështira të  PD, por kjo shtoi Berisha nuk i gjunjëzoi demokratët, që të ringriheshin në lartësinë që u takon.

“Asgjë nuk na mposht ne në idealet tona, asgjë! U bë gjithçka që të dështonte revolucioni në ’90, por ai triumfoi në mënyrë paqësore, por ne ishim për ndryshime epokale,paqësore dhe ne e realizuam U bëmë copë në ’98, u ngritën si Feniksi nga hiri, përsëri me idealet tona dhe ata që na erdhën në pushtet i përzumë me votën e lirë. Ne jemi njerëzit që i besojmë votës së lirë dhe ne armën kryesore kemi votën, votën, dhe votën e lirë. PD kaloi një periudhë të pashembullt, ndoshta ndonjëherë dhe e vërtetë është që ajo përfundoi  para alternativës të jesh apo të mos jesh, sepse njeriu që sot drejton ekzekutivin shqiptar është një individ, politikan, që s’ka asnjë vlerë,parim, ideal dhe asnjë besim, njëri i cili u vërsul mbi opozitën  dhe shfrytëzoi dobësinë e drejtimit të saj dhe mori peng kreun e saj. Shkatërroi votën e shqiptarëve, u rrëmbeu votën shqiptarëve, e zhvlerësoi votën, e përzuri votën nga partia e tij, bëri që edhe në partinë tonë që 1958 të quhet 5200. Ky ishte realiteti, por ne prapë u ngritëm me idealet tona. U ngritëm në një mision, që shumë e shikonin si mision të pamundur, por jo ne patëm si levë e Arkimedit përsëri lirinë dhe idealet tona”, tha ai.