Në konferencën e përjavshmeme gazetarët Sali Berisha tha se vizita e kryeministrit Edi Rama në New York ishte dështim pasi sipas tij Rama nuk ka bërë asnjë fotë të nivelit të lartë.
“Ju e patë, nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite, as me Ramiz Alinë që të shkojë një kryeministër në Nju Jork në Asamblenë dhe të mos kthehet dot me një fotografi. Absolutisht kurrë nuk ka ndodhur. Edhe Ramizi kur shkoi, solli fotografi, të themi atë që është. Ajo fotoja e famshme që bëhet kur presidenti i SHBA shtron një pritje për të gjithë delegacionet dhe Edi Rama foto nuk kishte, kështu që nuk besoj se e ka fshehur foton me presidentin dhe Zonjën e Parë të SHBA. Por problemi është se dështuan edhe një seri fotosh.-tha Berisha.
Por gazetari Isa Myzyraj e hodhi poshtë këtë duke i thënë Berishës se Rama kishte takime të nivelit të lartë me përfaqësues të vendeve arabe.
Kur gazetri i tregoi foton Berisha u tërhoq dhe tha: Futuni në arkiva dhe gjeni një kryeministër… Me ministrin e Jashtëm të Katarit e kishte një, por me Al Thanin e kishte se ishte presidenti, e kishte marrë Begaj me vete, nuk mund të thoshte ma hiç këtë. Nuk thuhet.
Foto mund të kishte dhe me Vuçiçin, por nuk e nxori dot.