Berisha reagon pas postimit të Ramës me Engjëll Agaçin: Nëse ka qenë sëmurë, i uron shërim, por nëse ka bërë të sëmurin imagjinar, është i pashpresë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Kryeministria, ku shfaqet së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Engjëll Agaçin. Pas këtij postimi, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai ka thënë se nëse Agaçi ka qenë i sëmurë dhe ka kaluar një operacion, i uron shërim të shpejtë. Megjithatë, Berisha ka theksuar se nëse Agaçi ka pretenduar të jetë i sëmurë për të manipuluar situatën për interesa politike, atëherë ai është “i pashpresë”.

Berisha e mbylli reagimin e tij me një mesazh të qartë për Agaçin dhe Ramën: “Kaq i them!”