Berisha: Ramës i jap fjalën e nderit se do ta përzëmë me protesta dhe mosbindje civile

Ish kryeministri, Sali Berisha o zotua në Lezhë se do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti jo vetëm me votë por edhe me mosbindje civile. Gjatë prezantimit të Pashk Gjonit si kandidat i Rithemelimit për bashkinë e Lezhës, Berisha kërkoi që të gjithë demokratët të cilët ende nuk kanë zgjedhur rrugën e tyre, të vendosin në ditët në vijim.

Ai vijoi akuzat ndaj kreut të qeverisë, duke thënë se me qëllimin për të mos lënë Partinë Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje, ka marrë peng Alibeajn dhe Bashën.

“Edi Rama, të jap fjalën e nderit që do të përzëmë me votë dhe me protesta, me votë dhe mosbindje civile! Monizmin tënd do ta përmbysim me çdo kusht. Edi Rama me 2 pengje të veta, hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD-në të marrë pjesë në zgjedhje sepse ai e di që është i mundur. U them demorkatëve, u bëj thirrje në mënyrën më miqësore. Të mendojnë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë në fitore. Demokratët që akoma nuk kanë bërë vendimin, janë të ftuar të mendojnë nëse janë me Shqipërinë apo me Edi Ramën dhe pengjet e tij. Ne jemi të bindur, në zgjedhjen e tyre, në mençurinë e tyre. Orteku elektoral i kësaj pranvere do njohë disfatën më të thellë të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale”-tha Berisha.

Gjatë mbërritjes së tij, superstrada Lezhë-Milot u bllokua për disa minuta si pasojë e trafikut të shkaktuar.

Check Also

Kjo shije e cigares elektronike paralizon qelizat në mushkëri

Cigaret elektronike, pavarësisht nga shija, mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Një studim i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *