Lideri demokrat Sali Berisha nga Rruga e Shpresës në ditën e 260 të tubimit qytetar, e cilësoi Ramën, hajdutin më të madh të historisë së kombit shqiptar dhe të Evropës.
Sipas Berishës, ishte Rama, ai që i dha vëllait të tij 37 mijë metër katrorë tokë, që ua mori pronarëve të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij përpara mbështetësve, Berisha tha se askush nuk mund të mbrojë një hajdut si Rama, i cili sipas kryedemokratit, në Durrës po përvetëson 3.8 miliardë euro tokë publike për të ndërtuar ‘parasjën dubaneze’, siç preferoi ta etiketonte Berisha.
“Kush mund të të mbrojë ty që turfullon në asamble, kur je akuzuar me zë dhe figurë nga biznesmenë tëndershëm se u ke kërkuar 600 mijë, u ke kërkuar 1 milion?
Po cili është ai që mund të bëjë avokatinë tënde o i pangopur, o hajdut i shpërfytyruar, kur i dhuron vëllait 37 mijë metër katrorë tokë dhe ua merr pronarëve të Tiranës?