Ish-kryeministri Sali Berisha, ka prezantuar sot kandidatin e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkinë Peqin, zotin Mustafa Pashja.
Ai u shpreh se kandidatët e dalë nga Primaret janë më të mirët e mundshëm, ndërsa kandidatët e PS, i quajti të caktuar nga padrino i mafias më të rrezikshme në Europë, referuar kryeministrit Edi Rama.
“Ky entuziazëm është energjia e bashkimit të shqiptarëve në një betejë historike, në betejën e rivendosjes së pluralizmit, energjia e fitores më 14 maj të kandidatëve të Primareve në mbarë Shqipërinë, energjia e ndryshimit që po vjen, e shpresës që sjell ndryshimi.
Kandidatët e Primareve janë nuset e dhëndurët e lirisë. Sot në Peqin e mbarë Shqipërinë kemi kandidatë më të mirë se kurrë më parë.
Krahasojini me kandidatët e palës tjetër që dalin në 12 të natës si nga bodrumet e mafias, nga padrino i mafias më të rrezikshme në Europë, Edi Rama.
Berisha është ndaluar tek kostot e larta të punëve publike, ku ka përmendur kostot e rrugëve, konkretisht rrugëve anësore Lekaj-Fier.
Ai u shpreh se kontot e larta, ku një kilometër rrugë anësore kushton 3.5 herë më shumë se autostrada, vjen pasi 70-90 përqind e tenderave vidhen.
“Nëse enti i prokuriomeve Publike i thotë kryeministrit që kontrata është e paligjshme ai nuk mund ta firmosë. Ai ent e ai drejtor paguhet si gardian i prokurimeve publike. Dy herë i ccoi Edmond Ahmeti shkresë se ishte e paligjshme, Rama firmosi se ishte ndërmarrja e tij.
Punët publike, rrugët, ujsjellësat, vjedhin në to të paktën 70-90 përqind të fondeve. S’ka vend në botë që ndërton autostradën me 24 mln euro kilometrin si Rama me Belinda Ballukun.
Kudo autostrada kushton maksimumi deri në 3 mln euro.
Rrugës anësore Lekaj-Fier po ndërtohen me 7.2 mln euro, kur autostrada Lushnje-Fier, 1.2 mln euro.
Rruga anësore 3.5 më shumë se autostrada”, tha Berisha.