Berisha publikon videon e atentatit ndaj Salvator Kaçit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon që sipas tij, tregon momentin kur ish-kreut të Bashkisë së Shëngjinit, Salvator Kaçit i është bërë një atentat në Lezhë, i cili dështoi. Berisha thotë se ngjarja ka ndodhur më 14 maj dhe se ky atentat është organizuar nga PS.

Teksa akuzon qeverinë se ka fshehur qëllimisht ngjarjen, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka mbrojtur personat e armatosur. Akuzat për blerjen e votave në zgjedhje ish-kryeministri i vijoi dhe në mbledhjen e kryesisë së PD, ndërsa tha se Rama po përdor për Lulzim Bashën për të shkatërruar opozitën.

Berisha tha se tashmë opozita po bën hapa konkretë për bashkim, duke theksuar se PD duhet të hapet edhe më shumë për të përfshirë brenda saj intelektual të fushave të ndryshme.