Berisha publikon pamjet e kamionit të mbushur me dosje pranë Bashkisë Tiranë: Nga burgu, Veliaj ka urdhëruar zhdukjen e dokumenteve!
- 25 February, 2025
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video ku shfaqet një kamion i mbushur me dosje pranë Bashkisë Tiranë.
Ai ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se ka dhënë urdhër për zhdukjen e dokumenteve, duke pretenduar se ky veprim ka ndodhur nga burgu. Berisha thekson se pas vjedhjes, tani është tentativa për të fshehur gjurmët e krimit.
Në postimin e tij, ai shprehet: Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët!
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ