Berisha publikon dokumentet: Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi me 3 muaj burg e 1500 euro gjobë, akuzohet për fshehje dhe falsifikim

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publike sot disa dokumente që, sipas tij, tregojnë se gjyqtarja Irena Gjoka – e cila po gjykon çështjen e tij – është dënuar në Greqi me 3 muaj burg dhe një gjobë prej 1500 eurosh.

Në një deklaratë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), Berisha publikoi dokumente që pretendohet se janë të lëshuara nga Gjykata e Janinës dhe të pajisura me vulë dhe firmë zyrtare. Ai akuzoi gjyqtaren Gjoka për fshehjen e këtij dënimi penal dhe e lidh atë me veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Berisha tha se gjyqtarja Gjoka ka fshehur këtë dënim, dhe është akuzuar për falsifikim të dokumentave.

“Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.

Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ.

Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete.

Pra, kjo Irena me 5 mbiemra, me 5 fytyra po asnjë njerëzore, kjo vesh togën e zezë të kryegjykatës së Tiranës për të mbuluar dënimin e saj penal, për të mbuluar falsifikimet e saj. Kjo është Gjykata Speciale e Tiranës. Dua të jem i sinqertë.
Dua të falënderoj autoritetet greke të cilat e bënë publik këtë dokument. Por dua të dënoj ndërhyrjen e bërë nga këto autoritete, nga administrata nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden që ky dokument të mos shihte dritën se ja merr fytyrën reformës në drejtësi.

Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të reformës në drejtësi. Turp e mafie. Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime. Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime. Secilin prej tyre, reforma do ti nxjerrë të gjithë ata që fshehin krime ne sistemin e drejtësisë”, u shpreh Berisha.