Berisha pritet të paraqitet në SPAK! Demokratët protestë jashtë Prokurorisë së Posaçme
Ish-kryeministri Berisha duhet të paraqitet ditën e sotme në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, pasi Apeli i GJKKO-së vendosi masën detyrim paraqitje për të.
Mësohet se Berisha pritet të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, ndërkohë 30 miuta para seancës, ai ka njoftuar më herët një protestë para SPAK.
“Të dashur miq! Ditën e Henë në ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar perpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundershtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha”, është shprehur Berisha.