Berisha premton: Nafta asnjë qindarkë më shtrenjtë se në Kosovë! Energjia elektrike do të ulet, për biznesin do të jetë 6 lekë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim të fortë lidhur me çmimin e naftës dhe energjisë elektrike në Shqipëri. Sipas tij, nëse vjen në pushtet, nafta nuk do të kushtojë më shumë se në Kosovë, ndërsa çmimi i energjisë elektrike do të ulet ndjeshëm.

Sali Berisha: Nafta, jo more nuk mund ta paguajë shqiptari, vihem para problemit të kenë apo jo makina?

Të kenë sa më shumë makina dhe nafta do të jetë as 1 qindrarkë më shtrenjtë se në Kosovë që e merr nga Durrësi dhe e shet 40% më lirë.

Energjia elektrike do të ulet, do të jetë 7 lekë, me të gjitha përllogaritjet, mund të jetë edhe më lirë por po them 7 lekë.

Për biznesin do të jetë 6 lekë.