Berisha për votën e diasporës: Manipulim masiv, DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën, zarfet u ….

Ditën e sotme në një konferencë për mediat, Berisha vazhdoi sërish akuzat për manipulim zgjedhjesh. Ai tha se vota ka pësuar manipulimin më masiv ndërsa shtoi se DHL ka shkelur kontratën me urdhër të qeverisë.

Farsa erlektorale maj 2000 maj 11 2025, ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomaxhorancës ndaj votës së diasporës. Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt dhe më të hapur. Mish mashi që shpalli Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit ndonjëherë të votave. Por ky mish mash sipas të dhënave tona s’ka ndodhur vetëm në Greqi, edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër. Ky mishmash, për ta realizuar, DHL me urhdër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë që kanë bashkëpunuar ngushtë me PS, ndonëse kontrata parashikonte asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej se DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL funksionoi sipas urdhërave dhe porosive të qeverisë dhe Ramës. Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar por me mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët të dërguar nga Tiranë, nga punonjës apo ish punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli, aë vulgar dhe aq banal saqë u doli tërësisht jashtë çdo kontrolli dhe tani ndër të tjera dora e zezë e postës shqiptare është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës. Imagjinoni magazinat e postës shqiptare se si lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi. Proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë që nuk do të njihet dhe pranohet kurrë“, tha Berisha.