Gjatë seancës plenare në Kuvend, ku po diskutoheshin ndryshimet në Kodit Zgjedhor, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi mazhorancën për luksin e ministrave të saj, duke iu referuar shpenzimeve të larta për verëra dhe ushqime.
Në një replikë me Niko Peleshin, kreun e grupit parlamentar të PS-së, Berisha tha:
“A nuk jeni ju partia e ministrave që porosisin biftek 1 mijë euro?”
Në atë moment ndërhyri ministrja Elisa Spiropali, duke e ndërprerë:
“Kjo nuk është pyetje që ka lidhje me projektligjin! Mos ta bëjmë qesharake seancën.”
Nga ana tjetër, Berisha vijoi akuzat duke e cilësuar qeverinë si përfaqësuese të një grupi që shpenzon shuma marramendëse, ndërsa qytetarët përballen me vështirësi ekonomike.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ