Berisha për kontratën e lobimit: 100% e ligjshme dhe pa lidhje me zgjedhjet – Avokati, figura kryesore pranë Trump
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar detajet e kontratës së lobimit të PD-së me kompaninë e një prej avokatëve më të njohur në Shtetet e Bashkuara, të lidhur me administratën e Donald Trump.
Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se marrëveshja është e bazuar plotësisht në ligj dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet, por synon paraqitjen e realitetit politik në Shqipëri para institucioneve amerikane.
Ai e cilësoi këtë kontratë si një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e kauzës opozitare dhe denoncimin e lidhjeve të qeverisë me krimin.
“Së pari kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Jo. Kjo kontratë ka një qëllim tjetër. Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA
Nuk do ndodhë më që pa u numëruar kutia e fundit Rama të urohet.
Bashkëpunimi i Ramës me bandat e krimit është rrezik jo vetëm për rajonin, Evropën, por edhe për SHBA
Ne besojmë se çështja McGionigal është një varr i hapur dhe duhet të mbyllet.
Është marrë një avokat më të shquarit e asaj toke që ka për detyrë avokatin e kauzave të PD pranë administratës së Donald Trump
Nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Ka një nen, neni 21 i ligjit të partive politik. Autorizon partitë të marrin ndihma, mbështetje financiare nga forcat e tjera politike, organizata dhe fondacione. Pra kontrata është 100% e bazuar në ligj.