Berisha pas lirimit të Jamarbër Malltezit: Ka bërë dy vite burg politik! I vetmi që ka shkelur ligjin është Edi Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për lirimin nga arresti shtëpiak të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të tij.
Në një deklaratë për mediat, Berisha e konsideroi atë një “të burgosur politik”, duke akuzuar Edi Ramën si të vetmin të dënuar për aferën për të cilën është hetuar Malltezi.
Berisha:
Jamarbër Malltezi ka bërë 2 vite i burgosur politik në shtëpi. Në mënyrë absolute, pa shkelur asnjë ligj, rregull e standard të këtij shteti.
Me një dosje piramidë mashtrimi, në të cilën i vetmi njeri, me qindra që kanë firmën në atë dosje, i dënuar nga Gjykata është Edi Rama, i dënuar me 320 mijë euro.
I vetmi që ka shkelur ligjin është Edi Rama, nga qindra punonjës që kanë firmën në atë proces nga viti 1994 deri në 2009. Njeriu i vetëm që është shkelës i ligjit dhe është dënuar nga gjykata e tre shkallëve pas vitit 2013 është Edi Rama.
Pra, është mbajtur Jamarbër Malltezi në një akt hakmarrjeje, si një nga personat e parë që u tha shqiptarëve se afera e djegësave është afera më korruptive gjer atëhershme. Si një njeri zyrtar i kësaj partie, që publikoi nga viti 2014 mbi 300 statuse në Facebook, ku kishin në epiqendër Ramën apo kreun e krimit të shekullit.
Për të gjithë këta, Rama me mercenarët e tij, e mbajtën si hakmarrje 2 vite në arrest shtëpie.