Berisha pas daljes nga SPAK ironizon Ramën: Çdo mëngjes e nis me mustaqet e Kujtim Gjuzit dhe e mbaron me…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot para mediave pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku vijon të zbatojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në fjalën e tij, Berisha nuk i kurseu ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh se Rama çdo mëngjes e nis me “mustaqet e Kujtim Gjuzit” dhe e mbyll me redaktimin e statuseve të Veliajt.
Sipas tij, Veliaj nuk poston asgjë pa miratimin e Ramës. “Statuset e para për arrestimin tim janë redaktuar nga redaktori kryesor i tij, Edi Rama,” u shpreh Berisha.
Ndërkohë, demokratët kanë protestuar sërish sot para SPAK-ut, duke akuzuar institucionin për veprime politike ndaj liderit të tyre.