Berisha paraqitet në SPAK, i lë oficerit të policisë një letër: Dështoi politika për Shqipërinë pa opozitë

Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur sot (17 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e cila i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha deklaroi për mediat se i ka dorëzuar një letër oficerit të policisë gjyqësore Altin Lala, ku ai shprehet se “dështoi politika për Shqipërinë pa opozitë”.

Përmbajtja e letrës së Berishës:
“Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do të ketë në Shqipëri.

Firmosur, Sali Berisha”

Sali Berisha ka paralajmëruar gjithashtu shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duke u shprehur se nuk duhet të ekzistojë.

Sali Berisha: Të njëjtin fat e bandat do të kenë prokurorët e lidhur me bandat.

Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Ndjej keqardhje që rrëmbehej nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht.

Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve special ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur.

Si mund ti japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjen merre fund që këtu, kaq.