Berisha paralajmëron protestë më 16 maj: Nuk pranojmë zgjedhje të diktuara nga revolja pas kokës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një protestë masive më 16 maj, duke deklaruar se nuk do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i cilëson si më të grabiturat në historinë e vendit.

Sipas Berishës, këto zgjedhje janë diktuar nga frika dhe dhuna e bandave kriminale, të cilat kanë imponuar vullnetin e qytetarëve me kërcënime dhe presion. Ai përmendi emra si Poja, Suel Çela dhe Bledi Xhabafti, duke akuzuar qeverinë se ka ngritur një “shtet elektoral” për të shtypur vullnetin e zgjedhësve.

Berisha: Siç i shihni dhe po i ndiqni, e përgëzoj mandat për raportet që kanë bërë. Ne nuk bëhet fjalë kurrë që të pajtohemi me këto zgjedhje. Jo ta harrojnë. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin sa i takonte ne si opozitë, që Shqipëria të ketë zgjedhje. Tani opozita ka detyra që do ti përmbyshë me vendosmëri.

Protesta më datë 16 është në emër të një populli, që votën ia dikton Revolja pas kokës, ia dikton Poja, Suel Çela, Bledi Xhabafti, ia diktojnë bandat.

Miqtë që do të vijnë do të dëgjojnë zërin e një populli që kërkon të votojë i lirë dhe një narkodiktaor nuk i lejon ata. Po përdor të gjitha mjete e dhunshme për të rrëmbyer votën. Ka krijuar shtetin elektoral për të shtypur vullnetin elektoral. Është fillimi i një beteje që nuk ndalen më.

Dora dorës do të formulohet e gjithë strategjia, por zgjedhje të cilat vidhen në mënyrë të tillë nuk ka parë toka.