Kryedemokrati Sali Berisha, ka dalë nga selia blu dhe është drejtuar për në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do të mbahet edhe protesta.
Berisha nuk ka pritur vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD dhe është nisur drejt ‘revolucionit blu’.
Gjithashtu edhe simpatizantë të partive opozitare, qytetarë të thjesht kanë nisur marshimin e tyre për t’ju bashkuar protestës kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me sloganin “Shqipërisë i dalim Zot”, opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar ka nisur aksionin e saj pak pas orës 12:00.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ