Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak bëhet…
Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata, “detyrim paraqitje”.
Arsyeja e mosparaqitjes në orën 10:00 është se kryedemokrati është i sëmurë me virozë.
Ka qenë një nga avokatët e Sali Berishës, i cili është paraqitur në SPAK, ku i kanë informuar prokurorët se ai nuk do të paraqitet për shkak të një gjendje virale.
Mbetet për t’u parë se kur do të vendoset një datë e re për paraqitjen e tij në SPAK.
Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në një proces të hapur hetimor dhe është subjekt i masës së sigurisë “detyrim paraqitje” nga ana e Prokurorisë së Posaçme.