Berisha nga SPAK sulmon Ballukun: Ndau 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata

Kreu i PD-së Berisha para SPAK ka sulmuar dhe ka hedhur akuza mbi ministren Belinda Balluku.

Ai u shpreh se “Lubi Balluku është e pashembullt në Ballkan dhe Evropë” dhe se ka ndarë 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata.

“Lubi Balluku që është e pashembullt në Ballkan dhe Evropë ndau 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata”, u shpreh kreu i PD-së shkurtimisht.