Berisha nga Lushnja: Kandidatët e Rilindjes, të emëruar nga Rama mbi kritere mafioze


Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se kandidatët e tij kanë dalë nga një garë e ndershme brenda partisë, ndërsa përballë kanë kundërshtarë të emëruar nga kryeministri Edi Rama mbi kritere mafioze.

Berisha u shpreh se Rama ka bërë gjithçka që të ketë në duart e tij të gjitha pushtetet, ndërsa shtoi se ai bëri gjithçka së bashku me mercenarët e tij të ndalonte pjesëmarrjen e kandidatëve të Primareve në zgjedhje.

“14 maji, dita që çdo shqiptar pret që të vendosim pluralizmin politik.
Më 14 maj paraqitemi në votime për kandidatët tanë për kryetarë bashkie, paraqitemi krenar sepse kandidatët tanë kanë dalë nga një garë pluraliste brenda partisë, me konkurrencë të ndershme brenda partisë e me votën e besimin tuaj.

Përballen me përfaqësuesit e monizmit që mbulon vendin, për të cilët nuk ka votuar asnjë qytetar shqiptar e asnjë socialist, por janë emëruar mbi kritere mafioze nga Rama, njeriu që në 2 mandate ia doli të përqendrojë në duart e tij të zeza të gjitha pushtetet.
Shqiptarët kanë njohur një varfëri të frikshme në rritje.

Paratë nuk përdoren për qytetarët, por për të fryrë kontot bankare sekrete, mbushur oxhaqet, tubat e aspirimit frigoriferët e qeveritarëve.
Me mercenarët e tij mori veprime që forca jonë të mos hynte në zgjedhje, por dështoi. Megjithatë tregoi anën e tij më të errët njerëzore, më anti-demokratike.

Nuk mund të vijohet me të gjitha pushtetet në duart e tij se kjo do të thotë të ecim drejt varfërisë.