Berisha në Valencia, takim kokë më kokë me zv.presidentin e PPE
Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Valencia, kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim bilateral me Zëvendëspresidentit të PPE Siegfried Mureșan.
Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente kyçe për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet.
Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri. Diskutuam gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen e pritshme që PPE do të ofrojë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe standardeve zgjedhore në vend.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane.