Berisha në SPAK do të merret i pandehur! Ish-kryeministri: Në arrest shtëpie me dëshirën e Ramës, me Dumanin krijoi piramidë mashtrimi

Nga sot, statusi i ish kryeministrit dhe dhëndrit të tij ndryshon, nga persona në hetim, në zyrtarisht të pandehur.

Pritet të mësohet nga prokurorët e SPAK-ut nëse do të kenë prova edhe për hetimin e pasuror ndaj familjes Berisha, duke u përkthyer në një akuzë të re, apo nëse kjo çështje mbetet e hapur, veçmas dosjet “Partizani”. Militantë të PD-së dhe deputetëve protestojnë para SPAK.

Sali Berisha: Në dosjen e klubit Partizani mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur publike. Toka nuk është shpronësuar.

Firma e Sali Berishës nuk ekziston në një dokument. Nuk ka asnjë fakt penal në hetimet që zgjat në një Luftë Botërore. Sot po njihem me akuzën politike.