Berisha në Shkodër: Diktatura sot bazohet te ideologjia e Dobraçit dhe terrorit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte pjesë e ceremonisë përkujtimore të katër martirëve të vrarë më 2 Prill 1991 në Shkodër.

Berisha e krahasoi situatën aktuale politike me diktaturën e kaluar, duke e cilësuar qeverisjen momentale si regjim të bazuar në krim dhe terror.

Ne kujtojmë sot sakrificën e tyre sublime në një diktaturë që nuk bazohet më në ideologjinë e komitetit të partisë, por në ideologjinë e Dobraçit, të krimit e terrorit! Kjo është një diktaturë po aq e shëmtuar sa e para. Bazohet në ideologjinë e një bande që kërkon të mposhtë një qytet liridashës. Kjo bandë ka një kryebandit në krye që quhet Edi Rama. Ndaj dhe sot sakrifica, heroizmi i martirëve të Shkodrës është më frymëzues se kurrë, është thirrje për çdo qytetar të këtij qytetit të bekuar, për çdo shqiptar të kthejmë 11 majin në ditën e votës së lirë, të kthejmë më 11 maj dritën e lirisë në Shkodrës dhe mbarë Shqipërinë. Në 11 maj ne do të firmosim projektin e ëndrrës shqiptare, që ndëshkon me forcën e ligjit krimin, korrupsionin dhe mbron të drejtat e qytetarëve. Projektin e Shqipërisë që kthehet në një epiqendër të zhvillimit të teknologjive, një superfuqi energjetike, Shqipëri shprese e besimi. “, tha Berisha.