Berisha në hetim për korrupsion pasiv, PD: Drejtësia të veprojë mbi këdo
Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për vënien në hetim nga SPAK të Sali Berishës, për privatizimin e ish-klubit sportive “Partizani” ku dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndërtoi kulla.
“Qëndrimi është i qartë. Drejtësia të veprojë mbi këdo qe ka abuzuar me pushtetin përmes korrupsionit” – është qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike, shpërndarë publikisht nëpërmjet zëdhënëses së PD-së, Mirela Karabina.
Ndër të paktët politikanë që kanë dalë në mbrojtje të Berishës, ka qenë edhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili e ka quajtur urdhër politik të kryeministrit Edi Rama për të intimiduar opozitën, masën e sigurisë të vendosur ndaj Berishës nga SPAK.