Kreu i PD Sali Berisha mori pjesë në Kongresin e 37-të të CDU në Berlin, një ngjarje që ai e cilëson si “Kongresin e Fitores.”
Gjatë këtij kongresi, Berisha pati një takim me kreun e CDU Friedrich Merz, i cili garon për të qenë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.
Ai e përshkruan këtë moment si një “ogur të bardhë” për fitoren e opozitës në Shqipëri, duke shprehur optimizmin për të ardhmen dhe për angazhimin e CDU-së në mbështetje të demokracisë dhe stabilitetit në rajon.
Berisha kujtoi takimin e tij të parë me Kancelarin Helmut Kohl, 34 vjet më parë, në Bonn, duke e konsideruar atë një fillim të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Tags:
sali berisha
Regjistrohu në buletinin tonë informativ