Berisha në arrest shtëpie, mbështetësit e tij mblidhen sërish poshtë pallatit , ja si i pret ish-kryeministri
Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur edhe ditën e sotme poshtë pallatit të tij në rrugën Mustafa Matohiti.
Vetë Berisha nuk ka mbajtur një fjalim, por i ka pritur duke valëvitur nga dritarja e banesës flamurin shqiptar dhe atë të PD-së.
Ata kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën, ndërsa më herët janë shprehur se këto mbledhje janë në solidarizim me ish-kreun e qeverisë.
Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej disa ditësh ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.