Berisha në arrest shtëpie, del dhe mban fjalim me mikrofon nga dritarja e banesës së tij
- 3 January, 2024
Sali Berisha edhe pse është me arrest shtëpie, pasditen e sotme ka dalë me mikrofon në dritaren e banesës dhe ka mbajtur fjalim para dhjetëra simpatizantëve të tij që janë mbledhur poshtë pallatit ku ai banon.
Ai u shpreh se kjo betejë e nisur në këtë rrugicë, do të shpërndahet në të gjithë vendin.
“Për Edi Ramën Kushtetuta e vendit nuk ekziston. Nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes. Kjo betejë ka për qëllim rikthimin pluralizmit. Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me urrejtje”, tha ai ndër të tjera.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ