Berisha me veshje sportive në SPAK, batuta me gazetarët: Po shkoj drejt fushatës, ndryshimi klimatik të imponon!
- 5 May, 2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) me një veshje ndryshe nga zakonisht – sportive.
Berisha, i cili zakonisht është parë me veshje formale gjatë daljeve publike dhe sidomos në seancat pranë SPAK, kësaj here kishte zgjedhur një stil më të çlirët. Pyetjes së gazetarëve për veshjen, kryedemokrati iu përgjigj: “Sepse po shkoj drejt fushatës, po shkoj drejt e në fushatë. Tani do të nisem.”
I shoqëruar nga batuta, Berisha vijoi: Tani me këtë ndryshimin klimatik, natyra është forcë madhore, të imponon.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ