Berisha mbledh strukturat në Tiranë:Kupa po derdhet
Ish kryeministri Sali Berisha në një takim që po zhvillon me strukturat e tij në qarkun e Tiranës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me një seri vendimesh defakto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament, pasi deputetët e PD-së sipas tij nuk përfillen, por përkundrazi shpërfillen ndaj çdo gjëje.
Për Berishësn në këtë pikë ‘kupa është mbushur’. Ai i tha strukturave se tani nis një betejë e re kundër qeverisë.
“Pas mbijetesës tonë, nuk po bëj historikun e këtyre dy viteve, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, Edi Rama me një seri vendimesh defakto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Pra, ne si përfaqësues të themi të atyre 600 mijë qytetarëve që me 14 maj, nuk po flas për 21 prillin, nuk votuan për qeverinë, por kundra saj, ne defakto në parlament shkojmë sot si kurrë në historinë e parlamentit, faktikisht në rrafshin politik të paqenë.