Berisha jep detaje nga vizita në Gjermani: Kisha planifikuar edhe një takim me emigrantët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi më shumë detaje rreth vizitës që do të zhvillojë në Gjermani.
“Jam i ftuar për të marrë pjesë si kryetar i partie në kongresin elektoral të CDU-së. Ky kongres është njëditor ose më pak mund të jetë. Janë të ftuar kryetarë të partive anëtarë të Partive Popullore. Mendova të organizoj takim tjetër me shqiptarë, por koha nuk më premton kështu që do shkoj herë tjetër për të takuar emigrantët në Gjermani”, tha Berisha.
Berisha pritet ta zhvillojë vizitën në Gjermani më 3 Shkurt. Në të njëjtën ditë, ai duhej të paraqitej para OPGJ së SPAK-ut, por këto të fundit miratuan kërkesën për të mos u paraqitur për shkak të udhëtimit jashtë vendit.