“Berisha ishte mbret, i komandonte të gjithë”, Klosi: 21 janari i qëllimshëm, e vërteta duhet të dalë në shesh

Për ish-kreun e SHISH, në kohën kur 4 protestues u vranë në Bulevard më 21 janar, garda u detyrua të qëllojë me urdhër. Në një lidhje skype për ABC News, Fatos Klosi shprehet se e vërteta për vrasjet e 21 janarit duhet të dalë në shesh.

“Unë jam i sigurtë, askush nga ata që kanë armë në dorë nuk është i interesuar ta përdorë, se ka rregulla. Ka edhe një rregull të përgjithshëm urdhrat e paligjshëm nuk zbatohen. Në raste si ky, përgjegjësia më e madhe është e atyre që kanë dhënë urdhër. Cfarë donin të bënin.  Donin të jepnin një mesazh le ta thonë..

Unë besoj se askush nuk ka dëshirë të vrasë njerëz. Janë detyruar, por mund të kenë rënë edhe dakord. Për mua ka qenë e organizuar. Duket se gjithçka ishte e planifikuar dhe kjo është më e rënda. Në gjyq duhet të shkojnë të gjithë zinxhiri komandues, le të dalë e vërteta.” u shpreh Klosi për ABC News, ndërsa shtoi se edhe fshirja e provave të asaj dite, përfshi këtu serverin e kryeministrisë përbën vepër penale.

“Të dy ata janë maja e zinxhirit urdhërues të Gardës. Por u morën më probleme teknike të vogla. Duhet të dëshmojë gjithë zinxhiri komandues i gardës. Berisha është mburrur më vonë se sërish do e bënte këtë gjë. Pra, po bën tangërrllëk me shtetin. E quan veten mbi ligjin dhe akoma s’ka guxuar ta thërrasë dikush.

Ne dimë edhe plot fakte, fshirja e serverit është faj penal. Është krim, do zbardhte plot gjëra. Pse u zhduk. Ai kishte dokumete të rrezikshme për ta. Garda u mbajt tre ditë brenda kryeministrisë, edhe shërbimi shëndetësor u bë në kryeministri.  Pse? Se ishin shumë ndër ta që po thonin të vërtetën.” -u shpreh Klosi.

Për ish kreun e SHISH, vrasjet e 21 janarit ishin të qëllimshme, pasi ndodhën në një moment kur protesta nuk ishte e dhunshme dhe njerëzit nuk përbënin rrezik.

“Berisha ishte super i bindur se shteti do i bindej atij, ndaj edhe nuk e pati problem. Ishte një vrasje e qëllimshme, protesta kishte mbaruar, njerëzit nuk përbënin rrezik për godinën.

Është një varg padrejtësish, justifikimesh ndaj them rihapja e procesit mbase do të cojë në drejtësi. Por di këtë që në këto 12 vjet krimi është fshehur pas procedurave. Trajtime të tilla, pas procedurave janë të paarsyeshme. Nuk është një kriminel që vrau, shteti vrau 4 qytetarë të këtij vend. Kjo zvarritje vetëm me Berishën ka lidhje. Berisha nuk ka qenë vetëm kryeministër, ka qenë mbret i këtij vendi, të gjithë e dëgjonin pa e diskutuar, ndaj nga kjo pikëpamje ka gisht në zvarritje.” – u shpreh Klosi.

Marrë nga abcnews.al

Check Also

Fitorja e Presidentit Trump, 47 intelektualë mes të cilëve dhe ish-krerët e Shtetit, Moisiu dhe Topi mblidhen së bashku në Tiranë

Një grup miqsh, figura të njohur të jetës publike shqiptare nga të gjitha fushat janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *