Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pas lajmit se ai ka nisur agjërimin për muajin e Ramazanit në ambientet e paraburgimit.
“Nëse është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë. Por i them që të gjitha vjedhjet t’ua kthejë të varfërve dhe atyre që ua ka marrë, për të pastruar shpirtin,” tha Berisha.
Ai gjithashtu ironizoi edhe ministrin Taulant Balla, i cili citoi një varg nga Kurani gjatë fjalës së tij në Kuvend. “Ndodh që libri i shenjtë bie në duart e djallit, por kjo nuk do të thotë që djalli bëhet besimtar,” u shpreh Berisha, duke e quajtur Ballën “bashkëpunëtor të bandave”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ