Berisha ironizon Ballukun: Qëndis zyrën me 200 mijë euro. Është aty për lavdet që i thur Ramës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim elektoral në Kamzë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ironizoi zv.kryeministren Blendia Balluku, duke thënë se është në detyrë për shkak të lavdeve që i thur Ramës. “Më thërrisni Belinda Luksi”, tha Berisha për Ballukun, duke shtuar se ‘qëndis zyrën me 200 mijë euro’.

“Po ministrja që qëndis zyrën me 200 mijë euro, që porosit biftekun 1000 dollarë dhe shoqeve u thotë ‘më thoni Belinda Lluksi’. Ajo është aty për lavdet që i thur Ramës. Ajo tjetra, burrin tendermen. Ky mendon se duke u rrethuar nga një grup zonjash, të cilat ju nuk ju s’përfaqësojnë do mund të marrë votën e grave, ky meriton mallkimin e grave. Ky meriton vetëm mallkim për përzënien nga Shqipëria e 800 mijë personave, tjetërsimin e pasurive publike. Kurrë s’kanë pasur një njeri kaq hajdut dhe të pashpirt sa Rama. Çdo gjë ka një fund dhe ai do ta ketë një fund që e meriton”, tha Berisha.