Berisha i përgjigjet Ramës: Kishim kompjuterë e internet në shkolla, por i vodhët! Nuk do të dalësh nga kufiri pa dhënë llogari

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh më herët se në vitin 2013 shkollat shqiptare nuk kishin as shkumësa. Nga Tropoja, ku po përmbyll fushatën elektorale, Berisha mohoi deklaratat e Ramës, duke deklaruar se shkollat në atë kohë ishin të pajisura me teknologji bashkëkohore.

“Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuterë dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja,” tha Berisha, duke akuzuar direkt qeverinë aktuale për vjedhje dhe përçudnim të realitetit.

Berisha paralajmëroi Ramën se do të mbajë përgjegjësi për çfarë ka bërë gjatë qeverisjes.
Nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u ka bërë shqiptarëve. Në Vlorë i thashë një të vërtetë, sot këtu betohem se ky tradhtar do të përballet me drejtësinë”,  shtoi ai.