Berisha flet për udhëtimin drejt SHBA: Falënderoj Trump dhe Rubion, ‘non grata’ vendim politik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas qëndrimit të Departamentit të Shtetit lidhur me mundësinë e udhëtimit të tij në SHBA, duke e cilësuar këtë si një vendim të rëndësishëm që refuzon politizimin e administratës së mëparshme Biden.

Berisha falënderoi Donald Trump dhe Marco Rubio për mbështetjen e tyre, duke theksuar se ky vendim është një shpërblim për të gjithë demokratët që qëndruan për kauzën e drejtë dhe të vërtetën, pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës dhe mbështetësve të tij për të ndëshkuar opozitën konservatore.

Berisha: DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij Soros dhe Blinken, ky vendim i një rëndësie të madhe shkëputjesh dhe mospranimi të vendimeve politizuese të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit të Ramës dhe Soros të ndëshkojë opozitën konservatore përfunduan njësoj aty ku e kanë vendin,

Falënderoj Rubion, Trump për këto qëndrime të rëndësishme kundër vendimeve të ekstremit të majtë, të forcave antidemokratike të majta në Shqipëri dhe botë. Ky vendim është një shpërblim i madh për ata demokratë që në kushtet më të pazakonta qëndruan për kauzën e drejtë dhe të vërtetën e cila vonon por nuk harron. Nuk besoj se do të udhëtoj këto ditë, se janë ditët e fundit të fushatës. Përsëri ky vendim nuk humbet vlerë, është i çmuar. Non grata është konsideruar vendim politik, është dënim kur shqyrtohet, por është shpallur vendim i politizuar i administratës Biden.