Berisha e cilësoi si ‘koka e mafias’ dhe një ‘njeri të rrezikshëm’, del foto e Dorian Duçkës me Shkëlzen Berishën

TIRANË– Sali Berisha ka thirrur nesër në protestë shqiptarët për të rrëzuar ‘qeverinë Rama’ si të lidhur me “superskandalin e McGonigal”, mirëpo kjo opozitë e tij nuk rezulton gjë tjetër përveç se shterpë. Ditën e sotme ka dalë një tjetër foto, ku djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha shfaqet në një foto së bashku me personin “B” të përmendur në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal, Dorian Duçka. Fotoja është shkrepur në një avion, me shumë gjasa në një nga “takimet e biznesit” që mund të kenë pasur.

Jo më larg se pak orë më parë, Sali Berisha e etiketoi Dorian Duçkën si “një nga kokat më mafioze sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm”, mirëpo, tani më, do duhet të japë llogari se pse, për çfarë motivesh ky ‘mafioz’ takohet me djalin e tij madje edhe pozojnë krejtësisht të buzëqeshur në bordin e një avioni padyshim të kategorisë ‘First Class’. Fotoja është një dëshmi e fortë e lidhjes së Shkëlzen Berishën me Dorian Duçkën, e që vërteton se si edhe një herë Sali Berisha gënjen.