Berisha dënon forcën në arrestimin e Metës: Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht, me porosi të …

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar mënyrën e arrestimin të kreut të PL, Ilir Meta.

Në një status në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kriminelët me uniformë rrëmbyen dhe goditet atë me porosi të Edi Ramës.

Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht, me porosi të Edi Ramës ish- Presidentin, ish- Kryeministrin dhe ish-Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta! Dënoj me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz!” shkruan Berisha.