Berisha bën hapin e radhës, dorëzon dokumentacion në KQZ

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë hapin e radhës sa i përket zgjedhjeve të 14 majit.

Menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar dy përfaqësuesit ligjor bënë me dije se depozituan në KQZ dokumentacionin për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Sapo depozituam kërkesë. Kjo kërkesë është e firmosur nga Sali Berisha dhe është në përputhje si me ligjin edhe me praktikën e deritanishme të ndjekur nga KQZ.

Bashkangjitur kemi paraqitur edhe dokumentacionin, kërkesën për regjistrim si subjekt zgjedhor. Në respektim edhe afatit që është vendosur datës 6 mars. Të gjithë dokumentacionin ligjor”, tha një nga përfaqësuesit ligjor.